×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sot nisin fluturimet në Aeroportin e Kukësit

    Insajderi
    09 July 2021 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten aeroplani i parë nga Zyrihu do të ulet në Aeroportin e Kukësit, çka shënon edhe nisjen e fluturimeve tregtare në këtë aeroport.

    Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se më 9 korrik në aeroportin e Kukësit do të ulet ‘Helvetic Airline’ nga Zyrihu, fluturim i organizuar nga operatori turistik me bazë në Zyrih, ‘Illyrian Eagle’. Fluturimi i kthimit do të kryhet po sot.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 aeroplanë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

    Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark