Insajderi
Lajme

“E marta ishte ditë e zezë për Dimalin, doli edhe shpifës edhe shkelës i Kushtetutës”

Insajderi
01 October 2025 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“E marta ishte ditë e zezë për Dimalin, doli edhe shpifës edhe shkelës i Kushtetutës”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar të martën si një “ditë të zezë” për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ymeri tha se Basha është përballur me dy goditje në të njëjtën ditë: dënimin nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shpifje dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, ndonëse Basha e kishte shpallur si të tillë.

“Unë mendoj që kjo është një ditë e zezë për Dimal Bashën. Është dënuar nga gjykata për shpifje dhe sot GJK ka thënë se Basha ka bërë shkelje kur e ka shpall të konsistuar Kuvendin. Që po del që nuk është i konstituuar sipas rregullores edhe parimeve kushtetuese”, tha ai në Debat Plus.

“Nga pozita e kryetarit të Kuvendit e ka bërë këtë shkelje. Që nuk mendoj që është e vogël, se është ndërhyrja apo interpretim arbitrar i kushtetutës…”, tha Ymeri për Bashën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark