𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈 𝐈 𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐓: Policia konfirmon vdekjen e një gruaje në Prishtinë, jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈 𝐈 𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐓: Policia konfirmon vdekjen e një gruaje në Prishtinë, jep detajet

    Insajderi
    04 January 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Draga” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Flora Ahmeti tha për Insajderin se një trup i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete i shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj”.

    “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha ajo.

    Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark