×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdekje e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

    Insajderi
    04 January 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Feraht Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes janë parë forca policore dhe njësitet mjekësore. Policia tashmë ka bllokuar rrugën.

    Flora Ahmeti tha për Insajderin se një trup i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete i shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj”.

    “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha ajo.

    Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark