×
  • Lajme
  • Lajme

    ​13 viktima dhe 661 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

    Insajderi
    14 December 2020 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 13 qytetarë në Shqipëri.

    Në njoftim thuhet se janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, etj.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

    Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 49.191 raste pozitive, prej tyre 25.325 janë shëruar, 22.850 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1016 persona./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark