Insajderi
Lajme

Xhafer Tahiri: Dumnica na dha energjinë për fitoren në Vushtrri

Insajderi
28 September 2025 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhafer Tahiri: Dumnica na dha energjinë për fitoren në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka zhvilluar takim me qytetarët e Dumnicës, ku ka pranuar përkrahje për garën e 12 tetorit.

Tahiri tha se pjesëmarrja dhe entuziazmi i banorëve i japin forcë ekipit të tij për sfidën zgjedhore. “Dumnica na dha forcë për fitoren e madhe, sepse këta njerëz të mirë e dinë dhe e njohin punën e përkushtimin tonë,” u shpreh ai.

LDK-ja në Vushtrri ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet me qytetarë në zona të ndryshme të komunës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark