Në emër të Komunës së Gjakovës, udhëheqësja e sektorit për menaxhim të mbeturinave, Albana Hana Bakalli ka falënderuar të gjitha klubet e gjelbra, GAC-in dhe GIZ-in, por dhe gjithë qytetarët, të cilët po angazhohen çdo ditë për garën për një Gjakovë të pastër.
Ndryshe, Gjakova është duke zhvilluar planin për përcaktimin e tarifave për mbeturina, plan operativ që do të funksionalizojë shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në komplet territorin e Gjakovës.
Gjithashtu është duke vijuar riorganizimi dhe pajisja me kontejnerë për mbeturinat në zonën e qytetit, si dhe shtë zhvilluar identifikimi i klientëve në shërbim dhe nevojat përkatëse.
Nën implementimin e GAC-it, janë duke u zgjeruar projektet konkrete për riciklim në lagjet e qytetit, biznese dhe institucione duke u pasuar me kampanjë vetëdijesuese nëpër shkolla për një mjedis të pastër.
Të gjitha këto GIZ-i gjerman në partneritet me GAC-in dhe konsulentët e jashtëm janë duke i funksionalizuar me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe krijimin e kushteve për një qytet ekologjik.