Insajderi
Lajme

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Insajderi
08 October 2025 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moska ka kërkuar nga SHBA-të një qëndrim “të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm” lidhur me mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë, duke theksuar se kjo do të ndryshonte situatën në mënyrë cilësore.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Serghei Ryabkov, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përmbahen nga iniciativa që Rusia mund t’i konsiderojë si përpjekje për të ndikuar në kapacitetet e saj të mbajtjes së armëve bërthamore.

 Nëse administrata e Donald Trump jep miratimin përfundimtar, Ukraina mund të autorizohet së shpejti të blejë dhe të përdorë raketa lundruese Tomahawk, një zgjerim potencialisht i rëndësishëm i kapaciteteve të Kievit ndaj objektivave brenda territorit rus.

Tomahawkët, të prodhuar në SHBA, kanë rreze veprimi shumë më të madhe se raketat e përdorura aktualisht nga forcat e Ukrainës. Disa variante të Tomahawk-ut mund të fluturojnë midis 700 dhe 1,500 miljesh dhe janë projektuar për të goditur objektiva tokësore nga platforma detare dhe nënujore. Karakteristika e fluturimit të ulët i bën ata të vështirë për t’u detektuar dhe të përshtatshëm për sulme të synuara kundër objektivave strategjike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark