Insajderi
Biznes

​Komisioni Evropian nis projektin e pagës minimale

Insajderi
15 January 2020 - 08:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktualisht, shumica e vendeve të BE-së, 22 nga 28 vendet anëtare, kanë një pagë minimale ligjore, por pabarazitë më të mëdha mbeten midis Bullgarisë (286 euro bruto në muaj) dhe Luksemburgut (2 071 euro), sipas Zyrës Evropiane të Statistikave.

Gjashtë vende të tjera, Danimarka, Finlanda, Suedia, Austria, Italia dhe Qipro, nuk kanë një të tillë, sepse funksionojnë me marrëveshje kolektive.

“Për të qenë e qartë: nuk është as çështje e përcaktimit të një page minimale evropiane, as e detyrimit të vendeve që të ndërfusin një pagë minimale ligjore”, tha nënkryetari i Komisionit, Valdis Dombrovskis, para eurodeputetëve në Strasburg.

Sipas tij, qëllimi i ekzekutivit evropian është të paraqesë një instrument ligjor për të garantuar që punëtorët të fitojnë mjaftueshëm për të mbajtur veten e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark