Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 396 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 4 persona.
Aktualisht, në spitale janë të shtruar 338 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 105 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64-vjeçar nga Vlora, një 65-vjeçar nga Fier, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçare nga Tirana.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 22.300 raste pozitive, prej tyre 11.578 janë shëruar, 10.186 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 536 persona./A2/