Studiuesit në kontrollin tokësor të NASA-s tani po përpiqen shumë që të ruajnë mostrën e çmuar nga asteroidi Bennu sa më shpejt që të jetë e mundur.
Më 20 tetor, anija kozmike e NASA-s OSIRIS-REx aterroi në asteroidin Bennu, prej nga mori material nga sipërfaqja e tij për studime në Tokë.
Sidoqoftë, sipas azhurnimeve më të fundit, disa nga materialet e mbledhura duken se po rrjedhin në hapësirë dhe lajmi është konfirmuar nga Dante Lauretta, hetuesi kryesor OSIRIS-REx në Universitetin e Arizonës në Tucson.
“Shqetësimi i madh tani është që grimcat po ikin sepse ne jemi pothuajse një viktimë e suksesit tonë. Grimcat po shpërndahen në hapësirë. Ata nuk po lëvizin shpejt, por megjithatë, është material i vlefshëm shkencor,” tha Lauretta, gjatë një konference shtypi të organizuar nga NASA.
Ekipi hulumtues tani po përpiqet të vendosë mostrën sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që vetëm pak materiale të humbasin.
Sipas studiuesve, sonda kozmike vazhdimisht po humb 5 deri në 10 gramë të materialit nga asteroidi. Meqenëse shkalla e humbjes nuk është e qëndrueshme, ekipi i kontrollit në Tokë është ende i pasigurt për sasinë e saktë të regolitit që humbën.
Ndërsa nisi OSIRIS-REx, NASA kishte planifikuar të mbledhë të paktën 60 gramë pluhur nga sipërfaqja e asteroidit. Sidoqoftë, gjatë prekjes thelbësore, krahu robotik i misionit me sa duket mblodhi 400 gramë.
Ekipi pritet të kryejë një tjetër proces vlerësimi këtë fundjavë për të siguruar që koka e mostrës të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbrojtur kokrrat e vlefshme nga trupi hapësinor.
Muaj më parë, misioni OSIRIS-REx zbuloi se asteroidi Bennu është një trup hapësinor shumë aktiv. Studiuesit në NASA arritën te ky konkludim pasi zbuluan shtëllunga grimcash që nxirreshin nga sipërfaqja e tij.