​Një lloj i ri i koronavirusit që shkatërroi industrinë e derrave, mund të përhapet te njerëzit - Insajderi
×
LifeStyle

​Një lloj i ri i koronavirusit që shkatërroi industrinë e derrave, mund të përhapet te njerëzit

Insajderi
15 October 2020 - 16:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një lloj i ri i koronavirusit që shkatërroi kohët e fundit industrinë e derrave mund të ketë potencialin të përhapet te njerëzit, ka paralajmëruar një studim i ri.

Tipi, i cili njihet si sindroma akute e diarresë koronavirus ose SADS-CoV, u shfaq për herë të parë në vitin 2016 dhe ka shkatërruar industrinë e mishit të derrit.

Virusi shkakton të vjella, diarre dhe është shumë vdekjeprurës për derrat e vegjël, por tash shkencëtarët në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill pohuan se ai ka aftësi të replikohet edhe te njerëzit.

Në hulumtim, shkencëtarët testuan shumë lloje të qelizave njerëzore duke i infektuar ato me formën sintetike të virusit. Testet zbuluan se një gamë e gjerë e qelizave njerëzore ishte e prirë ndaj infeksionit, të cilat përfshijnë qelizat e mëlçisë dhe zorrëve, si dhe qelizat e rrugëve të frymëmarrjes.

“SADS-CoV rrjedh nga koronavirusi i lakuriqëve të natës të quajtur HKU2, i cili është një grup heterogjen i viruseve me një shpërndarje në të gjithë botën. Është e pamundur të parashikohet nëse ky virus mund të shfaqet dhe të infektojë njerëzit”, tha Caitlin Edwards, i cili mori pjesë në hulumtim.

“Sidoqoftë, diapazoni i gjerë i pritësit të SADS-CoV, i shoqëruar me një aftësi për të replikuar në qelizat primare të mushkërive dhe zorrëve të njeriut, demonstron rrezik potencial për ngjarjet e ardhshme të shfaqjes në popullatat njerëzore dhe shtazore,” shtoi shkencëtari.

Sipas gjetjeve, shkencëtarët testuan ilaçin antiviral Remdesivir në qelizat e infektuara të njerëzve dhe ilaçi tregoi një përgjigje të mirë pasi ngadalësoi përhapjen e virusit.

“Ne rekomandojmë që të dy punëtorët e derrit dhe popullsia e derrave të monitorohen vazhdimisht për indikacionet e infeksioneve SADS-CoV për të parandaluar shpërthimet dhe humbjet masive ekonomike,” tha Edwards .

Lajmi vjen në mes të pandemisë së vazhdueshme COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 38.1 milionë njerëz në të gjithë botën dhe mori jetën e mbi një milion njerëzve në më shumë se 170 vende.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark