×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

    Insajderi
    08 September 2021 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë humbur jetën dhe 1.079 raste të reja u regjistruan nga 6.732 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

    Ndërkohë, 804 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. 384 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz etj.

    Janë 12.399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77-vjeç nga Shkodra.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 153.318 raste pozitive, prej tyre 138.391 janë shëruar, 12.399 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme infektuese e kanë humbur 2.528 pacientë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark