Administrata publike në krizë, e ngadaltë, neglizhente, pa llogaridhënie, e paorganizuar, dhe larg pritshmërive, me shumë zyrtarë publikë që abuzojnë dhe zhvasin pozitat e tyre - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Administrata publike në krizë, e ngadaltë, neglizhente, pa llogaridhënie, e paorganizuar, dhe larg pritshmërive, me shumë zyrtarë publikë që abuzojnë dhe zhvasin pozitat e tyre

    Insajderi
    28 February 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Kenan Gashi

    Në administratën shtetërore, si në nivelin qendror (ministritë, agjencitë) ashtu edhe në atë lokal (komunat), shpesh vihet re një neglizhencë e theksuar nga ana e zyrtarëve publikë.

    Një shqetësim i madh është fakti se shumicën e zyrtarëve të nivelit qeveritar shpesh nuk mund t’i takosh fare. Arsyeja kryesore është se ata nuk ndodhen në zyrat e tyre, dhe edhe kur janë të pranishëm, shpesh nuk janë efikasë në punën e tyre.

    Qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat hasin vështirësi të mëdha për të marrë përgjigje në kohën e duhur për kërkesat, ankesat apo pyetjet e tyre. Kjo mungesë transparence dhe përgjegjësie dëmton besimin e publikut në institucionet shtetërore.

    Më shqetësuese se kaq është fakti se nuk ekziston një sistem i qartë llogaridhënieje për këta zyrtarë. Ata nuk përballen me pasoja për neglizhencën e tyre dhe nuk ndiejnë asnjë përgjegjësi ndaj tatimpaguesve, të cilët financojnë pagat e tyre.

    Përjashtim bëjnë disa sektorë që kanë kontakte të vazhdueshme me palët, por edhe aty mungon një sistem i qartë dhe i drejtë vlerësimi bazuar në meritë, administrata publike vazhdon të mbetet e ngadaltë, e paorganizuar dhe larg pritshmërive të qytetarëve.

    Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente për të përmirësuar efikasitetin dhe llogaridhënien në administratën publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark