Insajderi
Lajme

Dardan Berisha në Studençan: Një fshat me histori të lavdishme, që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës

Insajderi
10 October 2025 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dardan Berisha në Studençan: Një fshat me histori të lavdishme, që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, ka qëndruar në Studençan, fshat që ai e cilësoi me histori të lavdishme dhe kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Berisha ka shkruar se banorët e Studençanit treguan përkushtim, mikpritje dhe besim në vizionin e tij .

“Një fshat me histori të lavdishme, që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe ka nxjerrë kuadro të çmuara në shtetndërtim. Banorët e Studençanit treguan përkushtim, mikpritje dhe besim në vizionin tonë për zhvillim e barazi për të gjithë. Kandidatët tanë për Asamble, Armend Krasniqi dhe Sheqerije Zyrapi, janë njerëz të përkushtuar që do ta përfaqësojnë me dinjitet zërin e qytetarëve të Studençanit dhe mbarë Suharekës”, tha Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark