Insajderi
Botë

1.2 milion njerëz vdesin çdo vit prej aksidenteve rrugore

Insajderi
05 July 2024 - 09:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
1.2 milion njerëz vdesin çdo vit prej aksidenteve rrugore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë. OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement.

Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë për grupmoshat 5-29 vjeç. Prandaj OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement, e cila synon të rrisë sigurinë rrugore dhe ta përgjysmojë këtë shifër deri në vitin 2030.“Siguria rrugore nuk është kurrë e përfshirë sa duhet në agjendat politike në shumicën e vendeve. Pasojat e aksidenteve i njohim, por në lidhje me aksionet e ndërmarra për parandalimin, jemi shumë mbrapa” – tha Jean Todt, i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore.

Ai vuri në dukje se çdo vit prej aksideteve rrugore vdesin 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.Mbështetje nga mjaft persona me famë

Fushata nisi në New York dhe do të vazhdojë deri në vitin 2025, duke mbuluar më shumë se 1000 qytete në 80 shtete të botës, përmes reklamave rrugore, medias sociale dhe platformave të tjera.

Në këtë fushatë janë përfshirë deri tani 14 persona të famshëm, ndër të cilët supermodelja Naomi Campbell, legjenda e tenisit Novak Gjokovic, apo aktorja fituese e Oskarit dhe ambasadore e vullnetit të mirë të UNDP-së, Michelle Yeoh. Mbështetjen e tyre për fushatën e kanë premtuar edhe personitete të tjera.

Ata kanë kontribuar me deklarata personale si “Unë e ngas makinën ngadalë” ose “Unë nuk e ngas makinën kur nuk jam esëll”./DW


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark