Duhet sqaruar se regjistrimet nuk janë e njëjta gjë si porositë. Kjo sepse duke u regjistruar konsumatorët nuk paguajnë për telefonin.
Telefoni i parë Nokia që shënon rikthimin e kësaj marke në industrinë mobil po shijon momente mjaft të mira. Konkretisht kur modelit Nokia 6 i duhen vetëm pak ditë të dalë në shitje në Kinë, janë bërë mëse 1.4 milion regjistrime për blerjen e tij.
Vetëm javën e kaluar portali tregtisë online JD.com tha se të gjitha njësitë Nokia 6 të disponueshme ishin shitur. Dy ditë më parë porositë arritën shifrën e 1 milion.
Duhet sqaruar se regjistrimet nuk janë e njëjta gjë si porositë. Kjo sepse duke u regjistruar konsumatorët nuk paguajnë për telefonin.
HMD Global, kompania finlandeze e cila bart licencën e prodhimit të telefonave Nokia, prezantoi telefonin më 9 Janar. Me kosto prej 246 dollar, telefoni inteligjent është i pari që mban emrin e ikonës Nokia që nga 2014-ta kur ky i fundit u shit tek Microsoft.
Nokia 6 ka 4GB RAM, Snapdragon 430, 64GB memorje të brendshme, mbështetje për microSD, 16 megapiksel kamer qendrore dhe bateri 3,000 mAh.