Insajderi
Lajme

Etnik Mustafa: Bashkë po ecim përpara për një Prishtinë më të zhvilluar

Insajderi
07 October 2025 - 21:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Etnik Mustafa: Bashkë po ecim përpara për një Prishtinë më të zhvilluar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Etnik Mustafa, ka zhvilluar një takim me qytetarët në shkollën “Xhemajl Mustafa”.

Në një postim në rrjete sociale, Mustafa ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që po merr nga qytetarët, duke e cilësuar atë si forcë shtytëse për vazhdimin e rrugëtimit politik.

“Sonte në shkollën ‘Xhemajl Mustafa’ e ndjeva edhe njëherë fuqinë e përkrahjes tuaj. Bashkë po ecim përpara për një Prishtinë edhe më të zhvilluar!”, ka shkruar ai.

Mustafa është pjesë e ekipit të LDK-së në garën për Asamblenë Komunale të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit, ku do të garojë me numrin 55.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark