Një milion orë kohë të policisë po harxhohen çdo vit, në patrullimin e ndalimit të pirjes së duhanit të kanabisit thonë Liberal Demokratët në Britani.
Hulumtimet e nxjerra nga partia, nga shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2015 janë hapur gjithsej 87,247 lëndë policore në lidhje me kanabisin, me koston mesatare të tatimpaguesit për rast të vlerësuar në 2,256 £.
Vlerësimi thotë se në total 31 milion funte janë shpenzuar në 1,044,180 orë policore, raporton the Independent.
Partia thotë se droga tashmë është “lehtë për ta pasur në dispozicion dhe po përdoret gjerësisht”, dhe se më shumë efekt do të kishte përmirësimi i saj se sa ndalimi.
Liberal demokratët njoftuan të premten se manifesti i tyre do të përfshinte një premtim për legalizimin e kanabisit dhe krijimin e një tregu të rregulluar në drogë – një politikë e ngjashme me ato të zbatuara në disa shtete të SHBA.
Kanabisi aktualisht është një drogë e klasës B, që do të thotë në teori se kushdo që e zotëron mund t’i jepet pesë vjet burg dhe çdo tregtari i kanabisit mund të dënohet 14 vjet.