Insajderi
Insporti

Zbulohet data se kur do të ngjitet në ring nipi i Luan Krasniqit

Insajderi
21 January 2025 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohet data se kur do të ngjitet në ring nipi i Luan Krasniqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boksieri Ardian Krasnqi është gati që të arrij majën në arenën e boksit profesionist.

Krasniqi do të ngjitet në ring me datën 26 prill të këtij viti në Sindelfingen pranë Stuttgartit

28-vjeçari do të mbrojë për herë të parë titullin e tij WBO – një hap vendimtar drejt majave botërore.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar menaxheri i Krasniqit, Shkodran Arifi, i cili shtoi se kundërshtari i tij do të kuptohet në ditët në vijim.

Megjithatë kjo nuk e gjitha, pos Krasniqit në ring do të ngjitet edhe Eris Bajra dhe Arian Ejupi, të cilët do të tregojnë aftësitë etyre.

“Siguroni biletat tuaja tani dhe bëhuni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme plot aksion, pasion dhe boks të klasit të parë! Vendndodhja: Glaspalast, Sindelfingen Data: 26 prill 2025”, ka thënë Arifi për Klan Kosova.

Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai nga 10 meçet e zhvilluara deri më tani i ka të fituara të gjitha me nokaut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark