Insajderi
Lajme

1 muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria që dyshohet për marrje ryshfeti

Insajderi
30 October 2025 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
1 muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria që dyshohet për marrje ryshfeti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar 1 muaj arrest shtëpiak mjekut nga Vushtrria që dyshohet se pranonte 10 deri në 50 euro për lëshimin e raporteve për pushim mjekësor.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit AV., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Sipas Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 të 164 paragrafi 1 të KPRK-së.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark