Insajderi
Insporti

“1 në mesin e 22 mijëve”, luftëtari shqiptar vallëzon me flamurin kombëtar midis serbëve të tërbuar

Insajderi
06 August 2026 - 23:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“1 në mesin e 22 mijëve”, luftëtari shqiptar vallëzon me flamurin kombëtar midis serbëve të tërbuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luftëtari i UFC me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video nga hyrja e tij në eventin e UFC që u mbajt në Beograd.

Ditë më parë, ai zhvilloi meçin më të veçantë në karrierë, ku midis Serbisë, mes thirrjeve “Vritni shqiptarët”, ai e bëri një hyrje speciale në ring.

Ai hyri me flamurin kuq e zi në mesin e tifozëve serbë, të cilat edhe patën thirrje anti-shqiptare, shkruan Gazeta Express.

“1 në mes të 22 mijëve”, shkroi ndër tjera Buzukja.

Ai u përball me luftëtarin serb, Bogdan Grad, por që nuk arriti të korrte fitore.

Sonte, Dennis Buzukja e postoi videon e atmosferës shpërthyese, ndërsa i tha edhe disa fjalë për atë natë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark