×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    1 shtatori i bie të premten, a do të fillojë viti shkollor atë ditë- çfarë thotë MAShTI?

    Insajderi
    08 August 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit e ka hartuar udhëzimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2023/2024, i cili parasheh që viti i ri shkollor të nisë më 1 shtator.

    Kështu thanë nga Ministria e Arsimit në një përgjigje për Gazetën Express.

    “Ministria e Arsimit e ka hartuar Udhëzimin e ri për Kalendarin e vitit shkollor 2023/2024 i cili është publikuar në Platformën e Diskutimeve publike dhe do të jetë i hapur për komente deri më 16.08.2023. I njejti Udhëzim parasheh që viti i ri shkollor fillon më 1 shtator (e premte)”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

    Viti shkollor 2022/2023 nuk pati nisë më 1 shtator, pasi mësimdhënësit hynë në grevë për më shumë se pesë javë për shkak të kërkesës që t’iu jepen nga 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit për pagat. Më pas u arrit një marrëveshje dhe greva u ndërpre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark