Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, u shpreh se sakrifica e tij ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe siç tha ai, për gjeneratat e ardhshme.
Kurti u shpreh se Serbia është përgjegjëse dhe duhet të jap përgjegjësi, ndaj u shpreh se në këtë pikë kërkohet mbështetjen dhe ndihma e faktorit ndërkombëtar.
“Kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”.
“Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë më, nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”.
“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar”, u shpreh Kurti