Aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, 10 persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Vushtrri, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku kanë mbetur 10 persona të lënduar. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Vushtrri, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku kanë mbetur 10 persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se shkaktar i aksidentit ka qenë veprimi i pakujdesshëm i kyçjes së njërës nga automjetet, transmeton veriu.info.
Mësohet se njëri automjet i aksidentuar ka qenë kombi-bus i udhëtarëve, derisa shumica e të lënduarve janë udhëtarë që udhëtonin me këtë kombi-bus. /Insajderi.com