10 projektet më të mira hip-hop të vitit 2020 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    10 projektet më të mira hip-hop të vitit 2020

    Insajderi
    10 December 2020 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    2020-ta ishte përplot projekte dhe albume muzikore në muzikën shqiptarë. Si çdo here edhe këtë vit gara më e ngushtë ishte në zhanrin rap dhe hip-hop, përkundër penalizmit të koncerteve nga situata me pandemi, artistet vendor nuk u ndalen së punuari.

    Reper të shumtë sjellën projekte solo dhe bashkëpunime të shumta e disa prej tyre edhe albume.

    Insajderi.org ka klasifikuar top dhjet projektet më të mira hip-hop të vitit duke i listuar nga vendi 10-të deri në vendin e parë.

    10. Blleki – Hennessy

    PINT si çdo vit tjetër ka sjellë projekte të mira dhe të shumta edhe gjatë 2020-tës. Ndër shumë projekte kualitative kanë realizuar edhe ‘Hennessy’ që vjen nga Blleki, anëtar i PINT. Projekti është realizuar edhe me video klip dhe është pritur mirë nga fansat e PINT.

    https://www.youtube.com/watch?v=z-I0dMTUp_g

    09. Marini – Block Life

    Në vendin e 9-të riradhitet një projekt mjaft interesant nga një artist i ri por shumë premtues, fjala është për reperin Marin dhe projektin e tij ‘Block Life’. Edhe pse Marin merret tash e sa vite me muzikë, 2020-ta ishte një vit mjaft i mirë për të ku dhe more vëmendje shumë të madhe me projektet e tij.

    08. SINGI feat. BUTA – DRIP

    Singi dhe Buta bashkuan forcat këtë vit për të sjellë një projekt mjaft interesat, ‘Drip’ mban titullin projekti i tyre që u shoqërua edhe me video klip. Projekti u prit mjaft mirë dhe u dëgjua shumë përgjatë këtij viti.

    07. MOSSI – SERIOZISHT (Prod. LAYKX)

    Të gjithë e njohin MOSSI-n, i cili arriti majat e suksesit përgjatë këtij viti. Mossi realizoj disa projekte gjatë këtij viti, por projekti që mori më së shumti vëmendje nga Mossi ishte hiti ‘Seriozisht’.

    Me një stil të vençat, me një tekst mjaft thumbues, Mossi arriti të hyj në listën e repereve më të zhurmshëm këtë vit.

    06. Noizy feat. Gzuz & Dutchavelli – All Dem Talk

    Si çdo vit edhe këtë vit Noizy nuk u ndal, madje reperi realizoj edhe album, mirëpo projekti i reperit nga Shqipëria që bëri bujë të madhe ishte bashkëpunimi ndërkombëtarë që inkuadroj në projekt artist si Gzuz dhe Dutchavelli.

    ‘All Dem Talk’ nuk u pëlqye veç nga shqiptaret, u dëgjua edhe jashtë vendit, kjo falë mysafireve në projekt.

    05. MELINDA – 24 BARS

    Edhe këtë vit ishin mjaftë aktive edhe reperet, Tayna dhe Melinda vazhduan fuqishëm më projekte muzikore duke e nxehur edhe më shumë konkurrencën. Në vendin e 5-të radhitet një projekt interesant që u realizuar nga Melinda në fillimet e pandemisë.

    Melinda sjelli projektin ’24 Bas’ edhe pse veç 1:22 minuta, projekti u përfol shumë, si për faktin që ndryshon beatin disa herë gjatë rupturës, si dhe për thumbimet që i bënë kundrejt konkurrencës.

    04. Mozzik x Getinjo – El Chapo (prod. by Rzon)

    Mozziku dhe Getinjo apo vëllezërit Aliu ishin mjaft aktiv gjatë këtij viti, e sidomos Mozzik, i cili u përfol shumë edhe për jetën e ti personale dhe për raportet me ish gruan, Loredanen.

    Madje Mozzik gjatë këtij viti publikoj edhe album me titulli ‘Mozzart’. Por si duket vëllezërve nuk ju mjaftuan projektet solo, ata sapo kanë publikuar një projekt të realizuar së bashku.

    ‘El Chapo’ mban titullin projekti 6-të minutësh, që në vete mbanë dy këngë me beat të ndryshme.

    Projekti i realizuar edhe me video po merrë mbështetje masive nga fansat e këtij zhanri.

    03. IL GHOST – Sun Um Prek

    2020-ta ishte vit i artë për një reper të ri, që lulëzoj këtë vit. IL GHOST është i njohur tashmë për të gjithë dëgjuesit e hip-hop-it. ‘Sun Um Prek’ është projekti i tij i parë që i dha famë, projekti mori përkrahje të madhe në platforma të ndryshme të muzikës dhe i dha një epitet të madhe artistit të ri në tregun e muzikës vendore.

    02. Vinz ft Stealth – Hood Life 2

    ‘Hood Life 2’ realizuar nga Vinz ft Stealth është projekti që radhitet në vendin e 2-të. HELLBANIANZ  tashmë është një emër i madh në tregun e muzikës vendore. Mënyra e jetesës se natarëve, temat që prekin, mënyra e rupturave janë pikat dallues të HELLBANIANZ.

    ‘Hood Life 2’ është si projekt pasueses i një tjetër projekti mjaft të suksesshëm nga Vinz ft Stealth që ishte realizuar para 3 viteve.

    01. Fero – 2Pac

    ‘2Pac’ radhitet si projekti më i mirë i 2020-tës në zhanrin Hip-Hop. Fero është ndër figurat më të lakuara të estradës shqiptare. Ai përfolët shumë si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.

    Gjatë këtij viti reperi realizoj albumin e tij të parë ‘Self Loyalty’ dhe po ashtu krijoj Label të vetin duke e emruar ‘Gang Gang Entertainment’. Jo shumë pas publikimit të albumit reperi sjelli një projekt mjaft kualitativ të realizuar edhe me një video mjaft të mirë, fjala është për projektin ‘2Pac’ që e shohim Feron në një stil krejt ndryshe.  Projekti u përfol shumë dhe u dëgjua mjaftë shumë gjatë këtij viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark