Kur vjen fjala te gjatësia, meshkujt holandezë dhe femrat letoneze i shohin nga lart të gjithë të tjerët. Mesatarja e holandezëve është 183 cm, ndërsa ajo e letonezeve 170 cm.
Studimi i publikuar nga revista “eLife” gjurmon trendet e zgjatjes në 187 vende të ndryshme, që prej vitit 1914. Burrat iranianë, sipas këtij studimi, dhe gratë koreano-jugore janë njerëzit me zhvillimin më të madh në drejtim të lartësisë, të cilën e kanë rritur përkatësisht me 16 dhe 20 cm.
Në Britaninë e Madhe, të dyja gjinitë kanë pasur një hov prej 11 cm mbi mesataren e hershme, çfarë kontraston me amerikanët, ku që prej viteve ’60-’70 nisi një lloj frenimi.
Amerikanët në fakt kanë rënie në renditje. Në vitin 1914, meshkujt e tyre ishin të tretët më të gjatë në të gjithë planetin, e femrat të katërtat. Sot janë në vendet 37 dhe 42 respektivisht.
Listat e lartësisë aktualisht dominohen prej vendeve europiane. Ndërkohë, meshkujt më të shkurtër të botës janë në Timorin Lindor me një mesatare prej 160 cm, ndërsa femrat në Guatemalë, ku gjatësia e zakonshme për një 18-vjeçare është 150 cm.
Shtetet sipas gjatësisë mesatare te meshkujt:
1. Holanda
2. Belgjika
3. Estonia
4. Letonia
5. Danimarka
6. Bosnje-Hercegovina
7. Kroacia
8. Serbia
9. Islanda
10. Republika Çeke
Shtetet sipas gjatësisë mesatare te femrat:
1. Letonia
2. Holanda
3. Estonia
4. Republika Çeke
5. Serbia
6. Sllovakia
7. Danimarka
8. Lituania
9. Bjellorusia
10. Ukraina
Burrat më të gjatë: Holanda
Rritja më e madhe e gjatësisë te meshkujt: Irani
Rritja më e madhe e gjatësisë te femrat: Koreja e Jugut
Femrat më të shkurtra: Guatemala