Një nënë siriane, refugjate duke larë foshnjën e saj në një pellg me ujë në fshatin kufitar grek Idomeni.
Mijëra familje refugjatësh janë bllokuar aty pasi vendet ballkanike i kanë mbyllur kufijtë për të mos i lejuar ata që të vazhdojnë udhëtimin e tyre në veri.
Kjo nënë në foto është një nga 14 000 personat e ngecur në anën greke të kufirit me Maqedoninë. Rreth 2000 emigrantë në ditë hyjnë në Greqi dhe vetëm pak prej tyre ikin prej andej.