×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: PDK nuk është vetëm parti, është interes i klientelës

    Insajderi
    13 March 2016 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Halil Matoshi vlerëson se nuk do të ketë rënie të shpejtë të PDK-së nën udhëheqjen e Kadri Veselit.

    “Nuk parashihet rënie e shpejtë e kësaj partie, sepse ajo aktualisht, nuk është vetëm organizatë politike dhe ideologji, porse është interes i klientelës”, ka thënë Matoshi për gazetën Zëri.

    Matoshi ka shtuar se Veseli nuk do të jetë një lider karizmatik sikur Thaçi. Sipas tij, Veseli këtë dobësi pritet ta zëvendësojë në një tjetër mënyrë.

    Ai ka shtuar se ngjitja e Thaçit në krye të shtetit dhe ardhja e Veselit në krye të partisë është e kalkuluar mirë.

    “Pasi që Thaçi e mori votën e LDK-së, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse PDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e reja, atëherë Veseli do të bëhet kryeministër, për ta kapur përfundimisht shtetin kosovar, i cili do t’i shërbejë dyshes Thaçi dhe Veseli për të siguruar fuqi dominuese në shoqërinë kosovare, pushtet dhe para”, deklaroi Matoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark