Testi ekstrem për makinat e reja: Lëshohen nga 30 metra lartësi për të llogaritur sigurinë - Insajderi
×
LifeStyle

Testi ekstrem për makinat e reja: Lëshohen nga 30 metra lartësi për të llogaritur sigurinë

Insajderi
18 November 2020 - 08:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesit suedezë të makinave Volvo duket se po marrin më seriozisht sigurinë e pasagjerëve të tyre, teksa në një video testimesh të publikuar prej tyre, makinat e reja po lëshohen nga 30 metra lartësi në rënie të lirë.

Kjo sipas tyre për të simuluar efektin e përplasjes në rrugë që nuk mund të përftohet i gjithi me testimet normale të përplasjes.

Ekspertët thonë se është thelbësore për kompaninë mundësia e nxjerrjes së të plagosurve pas aksidentit në më pak se një orë vonesë.

Prandaj me rënien e lirë nga 30 metra inxhinierët testojnë si dinamikën e përplasjeve ashtu dhe materialet dhe procedurën që duhet ndjekur. /Insajderi.org

https://youtu.be/kM_6EY7T5To


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark