Insajderi
Lajme

Guida turistike për Kosovën botohet në gjuhën frënge

Insajderi
15 March 2016 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania “Petite Fute” ka paraqitur aty vendet me interes për turizëm dhe duke rekomanduar hotele dhe kompani të ndryshme që japin shërbime për turistë.

Kosova është e paraqitur në katër rajone, Qendrore, Perëndimore, Jugore dhe Veriore, dhe për secilën pjesë rekomandohen vende për të vizituar. Në këtë botim kompania Petite Fute rekomandon: 81 restorane, 43 hotele, 41 vende për festa, 8 vende per blerje te ushqimit dhe verës, 203 vende për të vizituar, dhe 81 data në të cilat në Kosovë ka gjëra që duhet vizituar.

Në mesin e këtyre rekomandohen hotele, byrektore e restorante.  Vende për vizitë dominojnë objektet religjioze dhe ato të natyrës si Vioa Ferrata, Gryka e Rugovës, Sharri, Batllave dhe të tjera.

Kjo guidë, sipas vlerësimeve të kompanisë  Balkan Natural Adventure, do të jetë interesant për tregun francez potencialisht edhe për diasporën kosovare në vendet frankofone duke përfshirë edhe Zvicrën dhe Belgjikën.

Guida në frëngjisht është botuar në formë të shtypur por edhe në formë elektronike dhe mund te gjendet në faqen e kompanisë, edhe në frëngjisht edhe në anglisht.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark