×
  • Sport
  • Sport

    Robben mungon ndaj Juventusit

    Insajderi
    16 March 2016 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti holandez Arjen Robben, nuk do të jetë në formacionin startues në super sfidën e sotme ndaj Juventusit. Holandezi dje u stërvit në palestër, kurse sot nuk iu bashkua skuadrës për seancën e fundit para ndeshjes.

    Ai është i ftohur. Kjo sipas “Bild”-it do të thotë se mesfushori holandez do të mungojë sonte në “Allianz Arena”.

    Bashkë me të, Bayerni vuan edhe mungesat e Jerome Boatengut, Holger Badstuberit dhe Javier Martinezit. Për vendin e tij favorizohet Muller i cili pritet të luajë sot në krahun e djathtë të mesfushës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark