Rreth orës 23:00 të së mërkurës janë djegur dy vetura me targa zyrtare në Kosovë. Kështu raporton Interaktiv që ka publikuar një video të publikuar në faqen e saj në Facebook.
Njëra prej veturave është djegur në Ferizaj, dhe mësohet se ishte e një punëtori të Entit Social në këtë qytet.
Zëdhënësi rajonal i Policisë për rajonin e Ferizajit, togeri Agim Gashi, ka konfirmuar djegien e veturës zyrtare në Ferizaj. Ai tha se veturës i është vënë zjarri nga persona të panjohur, derisa konfirmoi se zjarrfikësit dhe ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Para 30 minutave përafërsisht, një veturë zyrtare e Entit për Punë Sociale është përfshirë nga zjarri”, tha Gashi për KosovaPress
Gashi theksoi se nuk ka të lënduar nga incidenti, derisa sqaroi se ekipet policore janë duke kryer hetimet e para.
Vetura tjetër është djegur në Gjilan, më saktësisht në oborrin e Gjykatës Themelore në qytet./Insajderi