Mediat kanë raportuar se presidenti amerikan, Barack Obama, dhe fuqitë botërore ekonomike, kërkojnë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që ta liroj piloten e burgosur ukrainase, Nadia Savchenko.
Zoti Obama, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike me zotin Putin, është shprehur se Putin duhet ta liroj piloten Savchenko, e cila ka refuzuar të ushqehet për shkak të akuzave për vrasje, në mënyrë që Rusia të bashkëpunoj me marrëveshjen e Minskut, që kërkon nga të gjitha palët në konflikt në pjesën lindore të Ukrainës, t’i lirojnë personat e burgosur në mënyrë të paligjshme, raportojnë agjencitë AP dhe Interfax.
Ambasadorët në Kiev të Ukrainës nga fuqitë ekonomike të grupit G7, po ashtu, kanë shprehur “shqetësim serioz” për shëndetin e pilotes Savchenko, për shkak të grevës së saj të urisë dhe i kanë bërë thirrje Rusisë ta liroj atë sipas marrëveshjes së Minskut, ka njoftuar në faqen e vet në Internet, Ambasada e Japonisë në Kiev.