Insajderi
Lajme

Dy drejtorët që njoftojnë mediat për takimin kolegial

Insajderi
17 March 2016 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Tatimore ka njoftuar se kreu i këtij institucioni ka pasur sot një takim të rëndësishëm. Ka takuar Lulzim Rafunën, drejtorin e Doganës së Kosovës. Njoftimi i ATK-së tregon se dy drejtorët kanë diskutuar  për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy Institucioneve.

“Gjithashtu të dy Drejtorët kanë shprehur gatishmërinë për mbështetjen e grupit koordinues për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme”, thuhet në njoftimin e ATK-së, raporton Insajderi.

Doganat dhe ATK-ja janë organe qendrore të Ministrisë së Financave. Dy drejtorët i raportojnë ministrit të Financave. Ata janë pjesë e organogramit të Ministrisë së Financave dhe takimet e tyre janë rutinore dhe obligative për kryerjen e përgjegjësive që i delegohen nga Ministri i Financave. (Insajderi)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark