×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    12 vjet nga tragjedia e Restelicës, momenti prekës kur u nxor e gjallë Amsera Reka

    Insajderi
    12 February 2024 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot mbushen 12 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

    Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

    Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark