Insajderi
Lajme

Fëmijët kosovarë vuajnë nga dhëmbët si pasojë e sheqerit dhe kripës

Insajderi
20 March 2016 - 15:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes një aktiviteti të organizuar nga organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, është shënuar sot dita ndërkombëtare e shëndetit oral.

Shumë fëmijë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për ta shënuar këtë ditë, me ç’rast u tha se fëmijët duhet të kenë kujdes nga ushqimet me shumë sheqer e krip.

Fëmijët ndërkohë patën mundësinë të shohin demonstrimin e pastrimit të dhëmbëve nga ambasadorja e parë e projektit në fjalë, Elisa Zogaj.

Zogaj, ka theksuar se fëmijët duhet të kenë kujdes nga ushqimet e sheqerosura dhe kriposura, derisa për dhëmbë të shëndoshë, fëmijët duhet të ushqehen më shumë me ujë dhe ti pastrojnë dhëmbët rregullisht.

“Për të pasur dhëmbë të shëndoshë të pastër dhe të bardhë, ju duhet t’i pastroni dhëmbët në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit. Ushqimet e shëndetshme për dhëmbë janë, uji, buka, djathi, qaji kamomil, pemët dhe perimet e freskëta. Ndërsa ushqimet e dëmshme për dhëmbë janë çokollatat, ëmbëlsirat, bonbonet, çipsat, farat me krip e biber dhe pijet e gazuara”, ka thënë Zogaj.

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, që ka për qëllim informimin e fëmijëve për rëndësinë e shëndetit oral./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark