Shpërthimi jashtë stadiumit të futbollit në Stamboll ka lënë të vdekur së paku 13 persona, sipas burimeve të sigurisë.
Shpërthimi ka ndodhur përmes një makine-bombë jashtë stadiumit të Beshiktashit në qendër të Stambollit.
Shpërthimi ka ndodhur disa orë pas përfundimit të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor, ka thënë minsitri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, shkruan Guardian. /Insajderi.com