Vetëm pak ditë më parë, forcat e sigurisë së Belgjikës kishin arritur suksese vendimtare në përpjekjet e tyre për të rrëzuar rrjetin terrorist të përfshirë në sulmet e 13 nëntorit në Paris.
Mohamed Belkaid, me shumë mundësi lideri i rrjetit në sulmet me bombë, u vra gjatë një kontrolli të policisë në një shtëpi të dyshuar në mal. Afër trupit të tij kishte një libër selefist, një kallashnikov dhe një flamur të grupit xhihadist, ISIS.
Disa ditë më vonë Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, u arrestua në Molenbeek të Brukselit, pas raporteve të Policisë belge që kishin gjetur shenjat e gishtrinjëve të tij në shtëpinë në mal ku e arrestuan Belkaid-in.
Qeveria belge reagoi me një lloj kënaqësie të fshehtë: ata besonin se i kishin dhënë fund rrjetit terrorist të përfshirë në sulmet e Parisit.
Por, pse Brukseli ishte shënjestër e sulmeve të së martës dhe si ishin në gjendje xhihadistët e ISIS-it të kryejnë sulmet e tyre në kryeqytetin e Evropës?
Pas arrestimit të Abdeslam-it, u përhapën thashetheme se ai mund të bashkëpunonte me departamentin e drejtësisë së Belgjikës, gjë që edhe është e mundur. Ajo që është më e mundshme, është se i njëjti rrjet terrorist që kishte planifikuar dhe ekzekutuar sulmet e Parisit, kishte vendosur që t’i përshpejtonte sulmet, të cilat veç ishin planifikuar në Bruksel.
Ashtu si në sulmet e Parisit, këto ndoshta do të kishin marrë një muaj për tu organizuar. Dhe, ISIS-i ndoqi një strategji që e kishte aplikuar në sulmet e mëparshme:
Qëllimi përfundimtar ishte që të vrasë sa më shumë njerëz që ishte e mundur. Efekti i sulmeve të tilla është që të arrihet ideologjia e al-Kaedës, e përshkruar si “tawahhush” (egërsi dhe kaos).
Ideja është që të destabilizojnë shoqërinë, të krijoi çrregullim dhe kaos dhe të përfitojë nga kjo. ISIS-i kërkon të krijoj kaos dhe çrregullim edhe në Belgjikë, dhe shpreson që të fusë një pykë midis myslimanëve dhe jomyslimanëve.
Në një farë mënyre, ata shpresojnë të arrijnë atë që filozofi amerikan, Samuel Huntington e përshkroi si “Përplasja e qytetërimeve”.
Një tjetër arsye për goditjen që ia bënë Belgjikës është se ata pretendojnë që Belgjika i ka trajtuar ata si qytetarë të dorës së dytë. Ndalimi për të veshur mbulesën e fytyrës tek gratë dhe disa ligje të tjera të miratuara nga shteti belg janë quajtur si arsye për të goditur Belgjikën.
Fillimisht, Belgjika ishte e suksesshme në ndërprerjen e një ‘qelize’ të xhihadistëve belgë në Verviers në janar 2015. Por kjo ka ndryshuar me sulmet e Parisit dhe Brukselit, dhe kërcënimi nuk ka përfunduar ende. /Insajderi.com