Një foshnjë tre muajshe nga Dojrani dyshohet të jetë rasti i parë i virusit Zika në Maqedoni. Dy javë më parë, fëmija u soll në klinikën për sëmundje të fëmijëve me simptoma që janë karakteristike, nënat e të cilëve janë infektuar me virusin Zika gjatë shtatzënisë.
Analizat e kanë përjashtuar mundësinë që fëmija të jetë infektuar me virus i pranishëm në vendin tonë.
“Janë bërë të gjitha analizat, ato rutinë treguan se nuk bëhet fjalë për virus të zakonshëm që dinë të bëjnë mikrocefali, apo kokë të vogël.
I kemi bërë analizat tjera që treguan se nuk ka anomali tjera, mbetet vetëm një anomali e kafkës që lidhet me këtë virus.Janë dërguar të gjitha analizat që kanë të bëjnë me virusin denga dhe zika”, deklaroi Aspasija Sofijanova, Drejtoreshë e Klinikës në Shkup, njofton Alsat-m.
Ekspertët virusologë gjithashtu dyshojnë se ky virus është i pranishëm te ky fëmijë.
“Dyshimi i bazuar nga kolegët e mi që punojnë në prezantimin virusal të fëmijëve, të cilët pasi të lindin, kalojnë ndonjë sëmundje virusale, që është bartur nga nëna tek fëmija dhe ka lënë pasoja, nga ajo që kemi parë tek virusi zika”, tha Aspasija Sofijanova.
Gjatë shtatzënisë nëna ka qëndruar në Greqi. Autoritetet dyshojnë se është kafshuar nga një mushkonjë. Diagnoza definitive nëse bëhet fjalë për virusin Zika ose jo, do të dihet pas 10 ditëve. /Insajderi.com