×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shqipëria kthen prapa gjashtë sirianët që kaluan kufirin

    Insajderi
    26 March 2016 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë sirianë janë bllokuar në hyrje të Shqipërisë nga Greqia, ndërkohë që një shqiptar është vënë në pranga për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Burime zyrtare bëjnë të ditur se personat janë evidentuar me anë të kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri” në Kakavijë. Ata kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës., njofton Top-Channel.

    Zija Çollaku, 47 vjeç nga Delvina është vënë në pranga pasi po ndihmonte sirianët të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt shumës prej 300 euro. Policia bën të ditur se shtetasit sirianë u kthyen në Greqi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark