Insajderi
Botë

Sanders sfidon Clintonin në tre shtete

Insajderi
26 March 2016 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sanders mbetet një ndjekës i vendosur, edhe pse Clinton ka 1,691 nga 2,383 delegatët e nevojshëm për të fituar.

Ai vazhdon të tërheqë dhjetëra-mijëra njerëz në tubimet e tij dhe të premten ka bërë thirrje për “revolucion politik”.

Clinton ka thënë se ka “2.6 milionë vota më shumë se Sanders”.

Votimet e së shtunës janë vetëm për nominimin demokratik, ndërsa Uashingtoni ka çmimin më të madh me 101 delegatë, Havajet kanë 25 dhe Alaska 16.

Te Partia Republikane favorit është miliarderi Donald Trump. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark