×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive: Rama përjashton konkurrencën, futet në pazar me kompaninë e të arrestuarit për prostitucion

    Insajderi
    23 May 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milioneri nga Malisheva, Kushtrim Krasniqi ani pse ndodhet në paraburgim për dyshimet se është i përfshirë në prostitucion, në komunën e Prishtinës para pak ditësh fitoi një tender. Përparim Rama, në procedurë të negociuar i dha tender “Rojeve të nderit”, në vlerë të 84 mijë eurove, duke e përjashtuar konkurencën.  

    Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka përjashtuar nga procedurat tendeuese kompanitë e sigurimit fizik, duke i ka dhënë tender një burimor kompanisë “Roja e Nderit”, pronë e Kushtrim Krasniqi.

    Krasniqi u arrestua në prill të këtij viti, nën dyshimet se është i përfshirë në prostitucion.

    Ky tender i Komunës së Prishtinës, peshon në vlerën 84 mijë euro. Ndërsa Rama shpërbleu kompaninë e të arrestuarit për prostitucion  përmes procedurës të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Roja e Nderit” u rekomanduan nga Rama për kontratë më datën 16 maj. Ndërkaq dy ditë pas u nënshkrua kontrata.

    Kjo kompani për një periudhë dy mujore do ta bëjë sigurinë fizike te të gjitha objekteve komunale të kryeqytetit.

    Kompania “Rojet e Nderit”, është themeluar dhe drejtuar nga Krasniqi, por tashmë në Agjencinë e regjistrimit të Bizneseve ka kalu në emër të Gëzim Paçarizit.

    Biznesmeni Krasniqi, si pronar i “Rojeve të nderit” njihet si një prej kompanive që ka përfituar tenderë milionësh nga shteti.

    Kompania e sigurimit fizik të tij, përgjatë viteve kishte fituar plotë 12 kontrata të tenderëve, në vlerë mbi 2 milionë euro.

    Këta tenderë Krasniqi i fitonte kryesisht nga ministritë dhe nga kuvendi komunal i Prishtinës, ku kontratat kapnin vlera gjysmë milionëshe.

    Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Kushtrim Krasniqi rezulton të jetë pronar i nëntë kompanive që veprojnë në Prishtinë, Prizren, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.

    Si u përfshi në prostitucion biznesmeni milioner nga Malisheva?

    Ky binzesmen, Kushtrim Krasniqi, që mori milionat nga shteti, është arrestuar të martën e 5 prillit, nën dyshimin për “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

    Ai u kap së bashku me tri vajza të tjera pas bastisjeve që Policia e Kosovë bëri në disa lokacion në Prishtinë.

    Krasniqi dyshohet se së bashku me dy vajza të moshës 20-vjeçare dhe një 22-vjeçare për gati shtatë muaj i mundësuan dhe e detyruan për prostitucion një vajzë të mitur.

    Sipas prokurorisë dyshohet se Krasniqi që nga muaji tetor i vitit të kaluar detyronte të miturën për prostitucion.

    E që gjithçka sipas prokurorisë kishte nisur pas një marrëveshje që Krasniqi kishte bërë së bashku me tri vajzat e tjera, në këmbim të të hollave.

    Gjatë hetimeve për kapjen e Krasniqit, policia kishte bastisur edhe shtëpinë e tij.

    Sipas Policisë, aty janë gjetur tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë, katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

    Krasniqi është vëllai i zv/drejtorit të gjimnazit në Malishevë i akuzuar për sulm seksual

    Muaj më parë vëllai i Kushtrimit, Atom Krasniqi ra po ashtu në prangat e Policisë, si i dyshuar se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një nxënësje në shkollën ku shërbente.

    Ndaj Atom Krasniqit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për rastin e 16 dhjetorit të vitit 2021, i cili në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e nxënëses,  e kishte prekur të njëjtën në banjon e shkollës, ku kishte filluar ta sulmonte seksualisht. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark