×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Milioneri nga Malisheva që u pasurua nga tenderët publikë përfundon në burg – Arrestohet për prostitucion

    Insajderi
    09 April 2022 - 22:54

    Gjykata e ka lënë në paraburgim Kushtrim Krasniqin, biznesmenin nga Malisheva, i cili dyshohet për prostitucion, e që në të kaluarën ka marrë tenderë milionësh nga shteti.

    Gazeta Insajderi

    Biznesmeni nga Drenoci i Malishevës, Kushtrim Krasniqi, është arrestuar të martën e 5 prillit, nën dyshimin për nën dyshimet për “mundësim apo detyrim në prostitucion”. Ai u kap së bashku me tri vajza të tjera pas bastisjeve që Policia e Kosovë bëri në disa lokacion në Prishtinë.

    Kushtrim Krasniqi dyshohet se së bashku me dy vajza të moshës 20-vjeçare dhe një 22-vjeçare për gati shtatë muaj i mundësuan dhe e detyruan për prostitucion një të mitur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Që nga muaji tetor i vitit të kaluar biznesmeni Krasniqi detyronte të miturën për prostitucion.

    Kushtrim Krasniqi

    Gjithçka kishte nisur pas një marrëveshje që Krasniqi kishte bërë së bashku me tri vajzat e tjera. Në këmbim të të hollave të dyshaurit detyronen të miturën të kryente marrëdhënie seksuale.

    Krasniqi fillimisht dakordohej për çmimin përmes telefonit dhe rrjeteve sociale, dhe pastaj dërgonte të miturën në molete, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjatë hetimeve për kapjen e Krasniqit, policia kishte bastisur edhe shtëpinë e tij.

    Sipas Policisë, aty janë gjetur tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë, katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

    Kushtrim Krasniqi

    Ndaj, Krasniqit tashmë është caktuar edhe masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Kështu, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e kësaj Gjykata, Mirlinda Gashi.

    Por, kush është milioneri nga Malisheva që u pasurua nga tenderët publikë

    Biznesmi nga Malisheva i arrestuar për prostitucion është udhëheqës i disa bizneseve afariste.

    Krasniqi, po ashtu është pronar i një prej kompanive që ka përfituar tenderë milionësh nga shteti.

    Kompania e sigurimit fizik “Rojet e Nderit” që mbanë pronësin e Kushtrim Krasniqit, përgjatë viteve kishte fituar plotë 12 kontrata të tenderëve, në vlerë mbi 2 milionë euro.

    Këta tenderë Krasniqi i fitonte kryesisht nga ministritë dhe nga kuvendi komunal i Prishtinës, ku kontratat kapnin vlera gjysmë milionëshe.

    Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Kushtrim Krasniqi rezulton të jetë pronar i nëntë kompanive që veprojnë në Prishtinë, Prizren, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.

    Krasniqi është vëllai i zv/drejtorit të gjimnazit në Malishevë i akuzuar për sulm seksual

    Biznesmeni i njohur kosovar, Kushtrim Krasniqi është vëllai i ish-zëvendësdrejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për sulm seksual të një nxënëseje.

    Muaj më parë vëllai i Kushtrimit, Atom Krasniqi ra po ashtu në prangat e Policisë, si i dyshuar se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një nxënësje në shkollën ku shërbente.

    Ndaj Atom Krasniqit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për rastin e 16 dhjetorit të vitit 2021, i cili në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e nxënëses,  e kishte prekur të njëjtën në banjon e shkollës, ku kishte filluar ta sulmonte seksualisht.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në shkurt të këtij viti kundër të pandehurit Atom Krasniqi për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

    Atom Krasniqi

    Sipas njoftimit të prokurorisë më 16 dhjetor 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri Atom Krasniqi , në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.

    Tutje në njoftim shkruhet se “E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar”.

    Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente që ai të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /GazetaInsajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark