16:53 - 27 Maj 2022

Dëshira për të bërë gjëra të reja, besimi se do t’ia dalë, ka bërë që këto punime të mos jenë vetëm vepra arti.

Për artistin nga Prishtina Blendi Zogaj janë më shumë se kaq, të renditura në llojin e miniatruës këto punime po marrin vëmendje.

Të punuara në detaje dhe me një përkushtim të madh këto atë e kanë zhvilluar shumë si nga ana profesionale po ashtu edhe ajo shpirtërore.

14 vjeçari i talentuar, këtë zanat e ka filluar qysh në moshën 9 vjeçare, në atë kohë punimet e tij i takonin miniaturave.

Me kalimin e viteve dhe mosdorëzimin e tij në punë tani Blendi ka arritur t’i bëjë ato në forma dhe madhësi të ndryshme.

I vënë shpesh herë edhe në qendër të paragjykimeve dhe bullizimeve për shkak të materialeve të cilat punon, ka bërë që Blendi të mos kufizohet por ta zgjerojë talentin e tij edhe më shumë.

Prej metalit e deri tek letra, të punuara mjeshterisht secila prej tyre e ruajnë nga një histori.

Vështirësitë, lodhja dhe lendimet e vogla që mund të ndodhin gjatë procesit të punës për Blendin harrohen në momentin që përfundon punimi.

Ekzpozimi i këtyre (punimeve) në vende të ndryshme për Blendin nuk është më vëtëm një ëndërr por një realitet.

Ai ka një numër të madh veprash të cilat gjinden në Prishtinë por edhe jashtë saj.

Suksesin e tij tani Blendi do ta tregoj në panaire të ndryshme, ku do ti prezantoj punimet e tij të veçanta.

Për të parë më shumë shikojeni videon e bashkangjitur: