×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia pëpiqet të sqarojë skandalin me tenderë

    Insajderi
    03 February 2016 - 16:04

    Policia e Kosova ka reaguar ndaj publikimit të artikullit “Skandali i Policisë – afro 700 mijë euro për gruan e dilerit të “korruptuar”, nga gazeta online Insajderi.com.

    Në komunikatën e këtij institucioni jepet përgjigja e njejtë që është dhënë edhe për Insajderi.com nga Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë.

    “Në të dy procedurat e prokurimit publik të apostrofuara në portale që Policia e Kosovës ka zhvilluar, e ku kompania Sodex Group ka konkurruar, e njëjta i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në dosjen e tenderit, duke përfshirë të gjitha kriteret tjera ligjore që parashihen me ligjin e prokurimit publik dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

    Po ashtu në kumtesë thuhet se nuk ka ekzistuar asnjë bazë ligjore për eliminin e “Sodez Group”, nga konkurrenca në tenderë.

    “Meqenëse e njëjta ka qenë ligjërisht e përgjegjshme dhe me ofertën më të lirë, e njëjta ka fituar kontratë. Vlen të potencohet se gjatë këtyre procedurave të prokurimit kompania në fjalë ka sjellë të gjithë dokumentacionin që kërkohet me ligj, ndër to edhe vërtetimin nga Administrata Tatimore, vërtetimin nga Gjykata Themelore-Departamenti për Çështje Ekonomike, licencën për tregti me pajisjet për qëllime të veçanta (PQV) etj”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës, ngjashëm sikurse në pyetjet e dërguara nga Insajderi.com, edhe në kumtesën për media nuk ka komentuar lidhjen e kësaj kompanie me dilerët e armëve të dyshuar për korrupsion.

    Insajderi.com ka raportuar se gruaja e biznesmenit që akuzohet se mashtroi Policinë e Kosovës për miliona euro, ka fituar tender mbi 700 mijë euro nga ky institucion.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark