×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Posterët me fotografinë e Aurona Pelajt vendosen në hapësirat publike, reagon Rrusta e PSD-së

    Insajderi
    04 November 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka reaguar ndaj disa posterëve që janë ngjitur nëpër hapësira publike. Tek ato shihet fotografia e Aurona Pelajt, infermieria nga Peja që po mbahet në arrest për shkak të sulmit fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

    Rrusta ka thënë se e kupton zemërimin, megjithatë shton se thirrja për drejtësi nuk mund të tingëllojë në një formë të tillë.

    Ajo thotë se s’pajtohet me një mënyrë të tillë të reagimit të publikut të cilin e quan “persekutim”.

    “Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike”, thuhet në postimin e saj

    Reagimi i plotë:

    A ta varim në shesh?

    Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim.

    A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike.

    Është i kuptueshë zemërimi, dhe mirë që ka indinjatë. Por reagimet, marrë së bashku e krijojnë imazhin e personit që po kritikohet.

    Kjo është e padrejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark