“Sa më shkurt të zgjasë i bie që s’do të ketë marrëveshje. Nëse takimi do të jetë më i gjatë, është sinjal që palët po mëtojnë të gjejnë zgjidhje kompromisi”, këtë deklaratë e bëri gazetarja Gjeraqina Tuhina pas nisjes së takimit mes Kurtit e Vuçiqit.
Gazetarja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina, ka folur në lidhje me takimin mes Kurtit e Vuçiq që po zhvillohet në Bruksel.
Tuhina në një lidhje direkte nga Brukseli tha se sa më shumë të zgjasë takimi, nënkupton që palët mund të arrijnë një marrëveshje, përcjell Insajderi.
“Sa më shkurt të zgjasë i bie që s’do të ketë marrëveshje. Nëse takimi do të jetë më i gjatë, është sinjal që palët po mëtojnë të gjejnë zgjidhje kompromisi. Të gjitha opsionet janë të hapura dhe mbetet të shihet se cili do të jetë opsioni”, ka thënë Tuhina në RTK.
Sipas Tuhinës takimi ende po vazhdon.
“Është në zhvillim e sipër takimi trepalësh. Është ky takim të cilën BE-ja e ka cilësuar si urgjent meqë palët nga e premta janë ftuar këtu për të gjetur një zgjidhje për ta tejkaluar krizën dhe tensionet e krijuara ndërmjet Prishtiëns dhe Beogradit, si rezulta i vendimit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale”, ka deklaruar më tutje ajo.