×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Alarmuese – Ky është ilaçi i rrezikshëm që po i dëmton njerëzit në Kosovë, ja pse nuk duhet ta përdorni

    Insajderi
    03 May 2024 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I paraparë si medikament për personat e prekur nga diabeti, pyetjet për përdorimin e ozempicut edhe për dobësim nuk po kanë të ndalur, këtë kemi marrë shkas për të treguar se cilat janë efektet anësorë në rastet kur ozempic po përdoret pa rekomandimin e mjekut gjegjës.

    Ozempic është një lloj injeksioni i cili merret në bark. Çmimi tij është nga 120 deri në 125 euro, varet nga mililitrat.  Gjendet në tri sasi 0.25 miligram, 0.50 dhe 1.0 miligram.

    Ky lloj medikamenti është prodhuar nga gjiganti farmaceutik danez “Novo Nordisk”.

    Ka një kohë të gjatë që bari i quajtur ozempic ka hyrë furishëm në trend, është raportuar se atë e kanë përdorur edhe yjet e hollivudit, si në rastin Kim Kardeshian kur ajo vendosi të vesh fustanin e ikonës së bukurisë, Marly Monroe. Për nje kohë të shkurt humbi shumë peshë. Përdorim i këtij bari ka shkuar viral ane e mbanë botës. 

    Ndonëse Ozempic parashihet të përdoret vetëm tek personat që vuajnë nga diabeti, me të madhe pra, po përdoret si “bari magjik” për të arritur kilogramet e dëshiruara.

    Mjafton të futesh nëpër grupet në rrjetet sociale, dhe të shohësh sa të shpeshta janë pyetjet mbi këtë bar. Shihet se është përdorur në masë të madhe. Por, theksohet se ka pasur sukses të përkohshëm, pra kilogramët e tepërt janë rikthyer. 

    Situata rëndohet edhe më shumë kur kuptohet se nëpër barantore po shitet lirshëm, pa udhëzim të mjekut. Këtë që po e them e bazoj në përgjigjen që kam pranuar nga Inspektorati Farmaceutik.

    Të cilët na kanë konfirmuar se të paktën 10 gjoba janë shqiptuar në rastet kur farmacistët janë zënë duke e shitur ozempicun pa kurrfarë dëshmie.

    Një mendim profesional për ozempic sigurisht e kemi kërkuar edhe nga endokrinologu, Genc Shala.

    Ai tregon në cilat rastet rekomandohet të përdoret, dhe cilat janë disa prej efektet anësore në rast se përdoret pa recetë të mjekut.

    Për më tepër ndiqni storien:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark