×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona përmbys Atletikon

    Insajderi
    05 April 2016 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe njëherë tjetër shpëtimtar i Barcelonës ishte sulmuesi Luis Suarez, i cili shënoi dy herë në këtë takim.

    Ndërsa në anën tjetër protagonist absolut i këtij takimi ishte Fernando Torres, i cili u ndëshkua me dy karton të verdhë brenda 5 minutash, në të 29’-tën dhe 35-tën derisa vetëm katër minuta më parë kishte shënuar për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

    Barcelona iu fal edhe njëherë uruguaianit të rrezikshëm, Luis Suarez, që shënoi në minutën e 63-të për barazimin e rezultatit, teksa vetëm 10 minuta më vonë shënoi për përmbysjen e plotë të sfidës pas një aksioni model të blaugranëve.

    Atletiko edhe njëherë tjetër tregoi se është një nga skuadrat më të mira të Evropës, pasi edhe pse me 1 futbollist më pak për rreth 60 minuta arriti t’i rezistoi fuqisë sulmuese të Barçës.

    Me këtë fitore Barcelona hedh një hap të rëndësishëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, por Atletiko mbetet fuqishëm në lojë për kualifikim. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark